UEFA në faqen zyrtare ka përcaktuar më në fund stadiumin, ku do të luhet ndeshja e 11 qershorit, e vlefshme për eliminatoret e “Euro 2020”.

TIRANË- Ndeshja Shqipëri-Moldavi, e vlefshme për eliminatoret e “Euro 2020” do të luhet në “Elbasan Arena’, pasi “Arena Kombëtare” nuk pritet të përfundojë deri më 11 qershor.

Disa muaj më parë FSHF deklaronte se ky takim do të luhej në stadiumin e ri dhe do të ishte ndeshja inauguruese e stadiumit modern, por siç duket stadiumi nuk do të jetë gati për të përfunduar, të paktën deri më 11 qershor.