Në Festivalin e Filmit në Kanë, ndër të tjera, tërhoqi vëmendjen një propozim i veçantë.

Ndërkohë që ndodhej në tapetin e kuq me partneren e tij, një milioner nga Greqia u ul në gjunjë dhe i propozoi para të gjithëve.

Bëhet fjalë për Milos Kant, 63 vjeçar, dhe Marguerite Aranha, 25 vjeçe, një yll televizioni nga Portugalia.

Si duket Kant dhe Marguerite, të cilët kanë 38 vite diferencë mes tyre, ecin me hapin e kohës pasi lidhja e tyre ka nisur më 15 prill.

Marguerite tha duke justifikuar diferencën e viteve mes tyre:

Kur dashuria nuk është çmenduri, nuk është dashuri.”
Sigurisht që ajo i tha “Po” propozimit.