Kompanite e medha qe operojne ne tregun boteror po hedhin çdo dite e me shume syte nga Shqiperia duke e pare vendin tone si mundesi te mire per investim. Por, pas gjigantit SHELL, nje tjeter firme e njohur amerikane ka shfaqur interes ne fushen e industrine e hidrokarbureve.

Eshte firma Firma “Cox Operating” e cila vepron aktualisht në 600 puse për kërkimin dhe nxjerrjen naftës në gjirin e Meksikës dhe është e themeluar në vitin 2004 në Dallas, Texas e qe se fundmi, ka shprehur interes per te patur veprimtari edhe ne Shqiperi.

Burime zyrtare për Televizionin Klan bëjnë me dije se një ditë më parë është zhvilluar një vizitë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë mes zv/ministrit Ilir Bejtja dhe një grupi përfaqësuesish të kompanisë “Cox Operating L.L.C”, ku temë e diskutimit ka qenë pikërisht interesi që ka shfaqur kjo shoqëri për të bërë kërkime në fushën e naftës dhe të gazit. Bisedimet janë fokusuar mbi mundësinë e nisjes së kërkimeve në Bllokun 5 në tokë, ku besohet se aty ndodhen rezerva të konsiderueshme të lëndëve hidrokarbure.

Blloku 5 i naftës mbi tokë drejt dhënies për shfrytëzim – Qeveria ka vendosur që të japë për shfrytëzim edhe vendburimin e naftës dhe të gazit në jug të vendit, i cili njihet si Blloku 5. Kjo zonë ndodhet mes Delvinës dhe Sarandës dhe kufizohet nga dy vendburime të tjera nafte: Panajaja dhe Velça.

Interesi i kësaj firme vjen brenda të njëjtit muaj ku qeveria bëri rishikimin e marrëveshjes me kompaninë Shell dhe vendosi të vjelë taksa që në fuçinë e parë të naftës që do të tregtojë shoqëria nga operacionet në Shqipëri.