E mbani mend çiftin Arjola nga Tirana dhe Obie nga Xhamajka qëvitin e kaluar tërhoqi vëmendjen e të gjithëve në “Lufta e nuseve”? Obie u komentua shumë pasi kërceu vallet popullore dhe këndoi shqip këngët e dasmës.

Ata janë bërë prindër për herë të parë. Arjola ka sjellë në jetë një vajzë të cilës i kanë vendosur një emër të veçantë, Kesia.

Arjola emigroi në Kanada nga Tirana kur ishte fare e vogël. Në shkollën e mesme, kur ishte akoma adoleshente, në klasën e saj vjen një nxënës i ri që do i tërhiqte vëmendjen. Ishte dashuri me shikim të parë! Kanë kaluar 14 vjet nga ajo ditë. Arjola dhe Obie e ruajtën dashurinë e tyre përkundër gjithë paragjykimeve, xhelozive dhe çdo gjëje tjetër.