Kryeministri Edi Rama ka nisur sulmet që herët në mëngjes lidhur me atë që ndodhi ditën e djeshme, ku presidenti i Republikës Ilir Meta me një vendim të papritur deklaroi shfuqizimin e datës së zgjedhjeve.

Ndërkohë, pak minuta më parë Rama ashtu sikurse bën çdo ditë ka përshëndetur të gjithë ndjekësit e tij në Facebook. Kreu i qeverisë ka zgjedhur një video ku tregon ngritjen e qendrave shëndetësore verore, ndërsa ka dhënë edhe një mesazh thumbues.

MIRËMËNGJES

dhe me një nga shumë punët e mira që vazhdojnë, nderkohë që ekranet, portalet e kanalet janë të mbushura me baltë, ju uroj një të dielë të qete”, shkruan Rama në diçiturë, duke iu referuar kështu lajmeve për vendimin e presidentit Meta.

Sakaq, kujtojmë se Rama pas këtij vendimi ka deklaruar se zgjedhjet e 30 qershorit do të bëhen.

MIRËMËNGJES 😀dhe me një nga shumë punët e mira që vazhdojnë, nderkohë që ekranet, portalet e kanalet janë të mbushura me baltë, ju uroj një të dielë të qete😊

Gepostet von Edi Rama am Samstag, 8. Juni 2019