Tashmë prej disa kohësh në media po përflitet për ndarjen e moderatores Arbana Osmani nga Ardit Kero dhe për lidhjen me regjisorin e programit ‘Dua të të bëj të lumtur’, Eduart Grishaj.

Ndonëse, moderatorja nuk e ka konfirmuar lidhjen, faktet thonë të kundërtën.

Çifti janë fotografuar ditën e sotme nga lajmi.net në rrugët e Tiranës.

Arbana shihet duke iu drejtuar makinës së saj, pak çaste pasi është ndarë nga Eduarti.

Çifti shfaqen gjatë përditshmërisë së tyre, të veshur sportiv.