Bukuroshja, Armina Mevlani mesa duket ka shkuar në Paris për të festuar ditëlindjen e saj. Edhe pse larg Shkëlzenit, ai i gjendet afër në këtë ditë të shënuar. Me një dedikim në rrjete sociale, ai shkruan fjalët romantike për Arminën.

“Gëzuar ditëlindjen dashurisë, gëzimit dhe lumturisë sime. Endërrofshim gjithmonë së bashku.”- shkruan Shkëlzen Berisha në profilin e tij në Instagram.

Ndërkohë Armina Mevlani është emocionuar shumë nga urimi i të dashurit të saj dhe ka ndarë postimin në InstaStory duke shkruar:

“Më le pa fjalë! Të dua shumë jeta ime”.