Ish-presidenti i SHBA, Bill Clinton ka lëshuar një fjalim historik në Prishtinë në 20-vjetorin e Clirimit të Kosovës.

Pjesë nga fjala e Clinton

Faleminderit që na u bashkëngjitët. Falenderoj popullin e Kosovës për mikpritjen e mrekullueshme që më bëtë mua dhe Hillarit. E dua këtë vend dhe gjithnjë do e dua këtë vend, është nderi më i madh në jetën time që kam qendruar me ju për liri dhe kundër spastrimit etnik. Jam krenar që jam këtu me Madelaine dhe gjeneralin.

Faleminderit që jeni me mua këto. Kam një poster të vogël në zyrën time në Neë York, është një pamje e Prishtinës pas luftës. Kam një fotot të Madaleine të Ëestler dhe Tony Bleir. Ccdo ditë e shoh atë foto për t’i kujtuar vetes cili ka qenë qëllimi kryesor i politik. Më kujtohen fytyrat e qytetarëve që takova para 20 vitesh në shkollën filler në Ferizaj. 79 ditë të bombardimeve nga NATO e kanë fituar luftën, por vetëm qytetarët e Kosovës e kanë fituar Paqen.

Pas 20 vitesh mund t’ju them se ju e keni fituar paqen. Në kohët e paqes, ne nuk dimë ccfarë të vlerësojmë. Themi ccfarë duhet të kishim bërë më parë. Por shikoni, kujtohuni pak për Murin e Berlinit. Shumë mendojnë se do të jemi miq, e shumë menduan se do të ndodhte ashtu, por ka shumë pak humbje dhe fitore në kohë paqeje. S’doja që shekulli i 20-të të përfundonte ashtu, prandaj u munduam të ndalnim dhunën në Bosnje.