Këshilli Europian anulon delegacionin në Shqipëri për vëzhgimin e zgjedhjeve. Në njoftim e KE-së theksohet se ky vendim është marrë për shkak të pasigurisë së vazhdueshme në lidhje me organizimin e zgjedhjeve lokale në Shqipëri më 30 qershor dhe për për shkak të rrez iqeve të mundshme për sigurinë në disa zona të caktuara.

Njoftimi i plotë:

Në vijim të emailit të mëposhtëm, me të cilin ju ftojmë në një takim me një delegacion të Kongresit të Autoriteteve Rajonale e Lokale të Këshillit të Evropës, po ju informojmë se udhëheqja e Kongresit (Presidenti në konsultim me dy Presidentët e Dhomave, në përputhje me rregullat e Kongresit) ka vendosur të mos dërgojë në Shqipëri një Delegacion Vëzhgues Zgjedhjesh nga Kongresi për shkak të pasigurisë së vazhdueshme në lidhje me organizimin e zgjedhjeve lokale në Shqipëri më 30 qershor dhe për për shkak të rre ziqeve të mundshme për sigurinë në disa zona të caktuara.

Ju kërkojmë ndjesë për çdo problem që mund t’ju shkaktojë anulimi në çastet e fundit dhe ju falënderojmë për gatishmërinë për të korresponduar me Kongresin.

Theksojmë se jemi 4 ditë larg zgjedhjeve. Rama vazhdon me fushatën zgjedhore. Presidenti Ilir Meta u shpreh se zgjedhjet e 30 qershorit janë imagjinare. Nga ana tjetër Lulzim Basha mbrëmë iu bëri thirrje qytetarëve që të refuzojnë zgjedhjet por nuk ka asnjë fjalë për pamundësimin e tyre.