Tensione të larta mes dy shteteve.

Xhandarmëria serbe ka vazhduar provokimet ndaj shtetit të Kosovës. Ditë më parë pikërisht me 31 maj te ketij vitit në fshatrat e thella të malësisë së Kamenicës një ekip prej katër pjesëtarë kufitarë nga xhandarmëria serbe janë futur në territorin e Kosovës duke lëvizur rreth 8 kilometra nëpër territorin e Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Svircë e Kamenicës. Pjesëtarët e xhandarmërisë serbe janë futë në një rruge malore afër pikës kufitare në ‘Kapi’ rrugë e cila të qon në fshatin Svircë dhe ka lidhje me fshatin Sjarinë në Serbi.

Xhandarët serb kanë lëvizur nëpër territorin e Kosovës më shumë se tetë kilometra, derisa kjo rrugë gjendet rreth dy kilometra vijë ajrore brenda territorit të Kosovës, shkruan Televizioni Publik.