Një imam që jeton dhe ushtron aktivitetin e tij fetar në Michigan, SHBA, është filmuar teksa mban një fjalim përpara studentëve dhe u propozon atyre të “rr ahin gratë”.

Videoja është publikuar nga Middle East Media Research Institute.

Në filmimin e shkurtër, i cili është bërë publik më 27 maj, imami shiit Bassem al-Sheraa flet para studentëve në Qendrën Islame Az-Zahraa, në Detroid.

Sipas imamit, në Kuran flitet për një lloj dhu nimi i cili nuk shkakton dhi mbje dhe nuk lë shenja të kuqe në trup.

Ai shton:

Profeti tha se dh una është për t’i kujtuar gruas se është sjellë keq, në momentet kur fjala nuk sjell ndryshim të sjelljes së saj”.
Al-Sheraa paralelizoi dh unën e burrit ndaj gruas me sjelljen që bëjnë prindërit, kur fëmijët nuk u binden, për t’i disiplinuar ata.

Ai shtoi:

Është sikur fëmija juaj të tentojë të prekë rrymën elektrike, apo zjarrin. Çfarë bëni ju në këto raste? Ose në rastet kur fëmija juaj merr të fusë në gojë diçka të rrezikshme. Çfarë bëni ju? E qëll oni në dorë për t’i kujtuar se është veprim që nuk duhet të bëhet.”