Nikollë Lesi, botues i Koha Jonë është përplasur me gazetarin Karlo Bolino lidhur me qëndrimet për krizën e thellë politike ku ndodhet vendi.

Ndërkohë që ky i fundit, në emisionin “Open” kundërshtoi dekretin e Presidentit Ilir Meta për ç’dekretimin e zgjedhjeve vendore, Nikollë Lesi i tha: “Ti Carlo je Italian dhe nëse plas ndonjë rrëmujë këtu ikën i pari në vendin tënd, kurse ne këtu mbetemi siç jemi…”.

Ndërsa Mesila Doda tha se shtyrja e zgjedhjeve është një precedent që e kanë bërë edhe presidentët Bujar Nishani e Alfred Moisiu më përpara. Ajo tha se Meta e mori vendimin duke evituar përplasjen civile.