Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti në fjalën e tij në Kuvend ka thënë se akti i presidentit është antiligjor dhe i paprecedentë.

Në fjalën e tij ai tha se vendimi i Metës është në konflikt të pastër të interësit, pasi sipas tij vendimi për anulimin e zgjedhjeve është në favor të gruas së Presidentit.

“Ku është një akt i paprecedentë, një akt anit ligjor. Unë si jurisht do ta ndaja në dy pjesë. Një është që presidenti cakton datën e zgjedhjeve. Ndërsa në pjesën e dytë është ajo që gjykon Gjykata Administrative për aktet plotësisht të pavlefshme. Dhe një student i vitit të parë i juridikut, e di që ka konflikt të pastër interesi. Pasi një vendim në favor të gruar është konflikt i pastër i interesit. Meta tha se këtë vendim e kishte marrë për dashurinë ndaj shqiptarëve. Por do ishte me e mirë që pas orarit të punës të Meta të shkonte në shtëpi dhe ta me dashuri të bindje gruan tëndë për atë marrëzinë që po bën”, tha Andi Përmeti.