Portieri i Juventusit, Wojciech Szczesny, i ka pushtuar ballinat pasi u fotografuar duke e tallur të dashurën e vet derisa ishin në pushimin veror.

Portieri polak, i cili është zgjedhja e parë te Juventusi që prej largimit të Gianluigi Buffonit para një viti, është në pushim momentalisht duke u çlodhur pasi e fitoi titullin e kampionit në Serie A, transmeton Gazeta Express.

Szczesny u fotografua në plazh duke e shkrepur një fotografi të të dashurës së vet.

Por, polaku vendosi të bëjë selfie në vend se ta fotografojë të dashurën e vet, e cila po pozonte vazhdimisht pa ia pasur idenë se partneri i saj nuk po e fotografonte atë, në fakt.