Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Një shofer makine është përplasur me shtyllën, ndërsa ka lënë të lënduar edhe një kalimtar të rastit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion Paraprak

Në rrugën Ali Demi në afërsi të Kryqëzimit mjeti me drejtues shtetasin I. S ka humbur kontrollin duke u përplasur me një nga shtyllat buzë rrugës , si pasojë është aksidentuar një këmbësor R. E rreth 69 vjeç, i cili u dërgua në spital nën kujdesin mjeksor. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit./Balkanweb