Noa Pothoven, një 17-vjeçare nga Holanda mori vendimin të largohej nga jeta me eutanazi, pasi dhimbjet që ajo përjetonte ishin të tme rrshme.

Doktorët ranë dakord me vendimi e të resë dhe kështu 17-vjeçarja u shuajt në shtratin e shtëpisë së saj.

Adoleshenten e kishin përd hunuar disa herë, fillimisht në moshën 11-vjeçare e po ashtu sërish 3 vite më pas.

Kohët e fundit ajo vuante nga stresi, depresioni dhe anoreksia.

17-vjeçarja kishte shkruar edhe një libër të titulluar “Të fitosh apo të humbësh” ku përshkruante vështirësinë që përjetonte për t’u përballur me sulmet.

Vendimin se do të zgjidhte këtë mënyrë për t’i dhënë fund jetës, ajo e ndau në rrjetet sociale.

Pothoven shkroi:

Po dal drejt e në temë. Për maksimumi 10 ditë unë do të vd es, pas gjithë këtyre viteve lu ftë dhe stërmundimesh. Jam terur. As nuk e ha as e nuk pi më prej disa kohësh. Pas shumë diskutimesh vendosa të largohem nga kjo jetë pasi dh imbjet e mia janë bërë të padurueshme.”
Prindërit e saj folën për gazetën holandeze “Gelderlander” dhe thanë se kishin marrë mjekime për të bijën dhe mësuan për planet e saj për jetën vetëm kur gjetën disa letra dhomën e saj drejtuar familjarëve.

Në Holandë, fëmijët sapo mbushin 12 vjeç, mund ta marrin vetë vendimin t’i japin fund jetës me eutanazi, kjo vetëm pasi doktorët bien dakord se dhimbjet janë të padurueshme.