Deputeti rus, Vladimir Dzhabarov, tha këtë të enjte se planet e Uashingtonit për të dërguar dronë spiunazhi dhe të dërgojë trupa në Poloni, janë një shqetësim i madh për Moskën.

Ai shtoi se Polonia do të jetë e para e cila do ta pësojë nëse Rusia sulmohet, raporton Euronews, transmeton Gazeta Express.

Të mërkurën, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i premtoi Presidentit polak, Andrzej Duda, se ai do të dërgojë 1000 trupa amerikane në Poloni.

E presidenti polak e mirëpriti këtë vendim duke thënë se Varshavës i duhet ndihma amerikane për ta parandaluar agresionin rus./Express