Bes Kallaku e ka nisur karrierën e tij në një moshë shumë të vogël dhe detyroheshe të vinte përditë nga Bubqi në Tiranë për provat në “Portokalli”.

Mbrëmjen e djeshme ai ka qenë i ftuar në emisionin “Late Night Show”, ku ka treguar për fillimet e karrierës së tij, që nuk ishin aspak të lehta dhe ka vuajtur shumë. Besi ka rrëfyer se flinte në karrige dhe moderator i asaj kohe i “Portokallisë”, Agron Llakaj, i ka dale në krah dhe e ka ndihmuar shumë.

“Nuk e kam thënë kurrë, por ja vlen ta them që Agron Llakaj ka qenë një nga ata që ka kontribuar jashtëzakonisht shumë me mua. Nuk dua ta bëj bajat fare, por në fillimet e mija flija në karrige. Agron Llakaj ka qenë personi që në fillimet e mija më hapi derën e shtëpisë dhe më tha hajde flija te shtëpia ime dhe hajde ha te shtëpia ime,” ka thënë Besi në emision.