ean-Claude Juncker, Presidenti i Komisionit Europian, njihet si pijedashës, por edhe për gafat e tij në takime të rëndësishme të nivelit të lartë.

Ai ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Kryeministrin Edi Rama, në përfundim të të cilit kanë dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Ajo që u vu re në fund të konferencës, ishte luhatja e Juncker dhe puthja që i dhuroi kryeministrit Edi Rama në faqe. Ky i fundit, pasi pa vështirësinë me të cilën po ndeshej Juncker, i futi krahun për ta mbajtur. Juncker në një moment është mbajtur në foltore, pasi këmbët nuk i premton.

Si duket edhe këtë herë, Presidenti Juncker e ka tepruar me alkoolin.