Ish deputetja e PD, Grida Duma feston sot 42 vjetorin e lindjes.

Sapo ka trokitur ora 00:00 një grup të rinjsh të cilët mbanin në dorë një tortë duke i kënduar këngën e ditëlindjes, kanë suprizuar ish deputeten.

Teksa Duma ka fryrë qirinjtë, të rinjtë i kanë kërkuar të mendojë një dëshirë.

‘Dëshirë? Dëshirat janë në zot’, dëgjohet të thotë Duma.

Përveçse si politikane, kujdesi ndaj vetes, mënyra se si vishet, e kanë vënë shpesh ish deputeten në qendër të mediave.

Grida bëhet shpesh pjesë e portaleve për fotot e bukura që poston dhe artikulimin e pastër që e karakterizon.