Franca është go ditur nga i nxehti i madh, me temperatura që do të kalojnë 40 gradë C këtë javë – duke th yer kështu rekordin për qershor.

Temperaturat pritet të arrijnë 35 gradë sot dhe të ngjiten edhe më lartë, derisa kulmi i të nxehtit të arrihet të enjten dhe të premten.

Veriu i vendit – duke përfshirë Parisin – do të preket më së shumti. Fontana të përkohshme janë vendosur nëpër vende publike dhe janë hapur shumë pishina, të cilat do të qëndrojnë hapur deri vonë për të luftuar të nxehtin ek strem.

Lagështia e ajrit do të bëjë që në kryeqytet temperatura prej 40 gradë C të duket si 47. Franca, Gjermania, Zvicra dhe Belgjika do të thyejnë gjithashtu rekordin për nxe htësi në qershor gjatë ditëve në vijim.