Gjendet i pajetë trupi i 17-vjeçarit Matias Rizallari. I riu rezultonte i zhukur prej 4 ditësh.

Trupi i tij është gjetur në mëngjes pranë Urës së Dragotit në Këlcyrë. Dyshohet se mesditën e së dielës 17-vjeçari është mbytur në lumin Vjosë, në grykën e Këlcyrës.

Paraparkisht dyshohet se i riu ka tentuar të lahet në lumë dhe më pas është mb.ytur. Prej 4 ditësh policia kishte përqëndruar kërkimet në lumin Vjosa.

Ndërkaq, familjarët e tij dyshojnë se 17-vjeçari mund të jetë vr.arë nga shoku i tij. Madje i ati, Arjan Rizallari ka denoncuar në polici duke akuzura 25-vjeçarin Egliter Dosti. Policia ka shoqëruar të riun dhe po e merr në pyetje.