Demokrati Bardh Spahia është ndaluar nga policia, pasi ishte shpallur në kërkim, Top Channel ka transmetuar live pamjet nga ndalimi i tij.

Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia në një lidhje direkte në emision, u pyet nga gazetarët nëse ai ishte në dijeni se po kërkohej nga policia pas situatës që u krijua dje në Shkodër.

Ai tha se nuk ishte në dijeni të një informacioni të tillë, “unë kam gjithë ditën që lëviz nëpër Tiranë, nuk më ka ndaluar njeri”.

Spahia ka deklaruar se nuk ka marrë asnjë shkresë zyrtare se është në kërkim. Spahia tha se nuk ka organizuar asgjë dhe çdo gjë që është thënë nuk është e vërtetë.

Në këtë çast socialisti Taulant Balla futet në debat dhe i thotë se nëse është kështu atë herë le të vijë në studio.

Pas kësaj Spahia tha se do të niset menjëherë për në studio, ndërkohë që rrugës ai u ndalua nga policia.

Top Channel