Po të shihni këtë video të kapur pak minuta më parë në tribunën e stadiumit “Arena Kombëtare” në Elbasan do kuptoni që politika ka “kapur” edhe sportin.

Një grup tifozësh në tribunën e stadiumit në vend të ndonjë flamuri kuq e zi kanë hapur një banderolë me shkronjat: “Rama ik”.

Gazetari Fatmir Popja ka mundur të sigurojë për “BalkanWeb” foto dhe video të momentit kur tifozët përçojnë mesazhin politik nga stadiumi.