Së fundmi, kërkuesit kanë zbuluar se e famshmja pika G te femrat nuk ekziston fare. Do habiteshe po të mësosh se ka plot mite të tjera rreth s.eksit. Pe.nis i vogël do të thotë një eksperiencë e tme.rrshme në shtrat? Meshkujt nuk e shtirin org.azmën? Më poshtë rrëzojmë disa nga mitet më të famshme.

Miti 1: Një pe.nis i madh do të thotë më tepër kënaqësi

Lajm i shkëlqyer për të gjithë ata me të cilët natyra nuk është treguar dhe aq bujare; sasia jo gjithmonë është cilësi. Ndonëse përmasat mesatare të penisit janë rreth 13.7 cm, nga perspektiva e shkencës mjafton vetëm … 2.5 cm. Kjo sepse shumica e nervave të ndjeshëm janë në fillim të vaginës.

Miti 2: Thithjet janë të padëmshme

Të gjithë në kohën e adoleshencës jemi munduar të paktën një herë të fshehim njollën e thithjes që na ka lënë dikush në trup. Atëherë na dukej diçka pa zarar dhe gallatë. Thithja e tepër në qafën e dikujt mund të çojë deri në bllokim. Në 2011, një vajzë në Zelandën e re, pësoi një go.ditje pasi i dashuri i kishte lënë një njollë të madhe thithje në qafë. Ai e kishte thithur aq shumë sa i kishte bllokuar enën e gj.akut.

Miti 3: Meshkujt nuk shtiren kurrë

E keni gabim. Në fakt edhe meshkujt mashtrojnë shumë në shtrat. Një studim në Universitetin e Kensas tregoi se 25% e meshkujve e shtirin org.azmën (dhe 50% e femrave). Arsyeja është zakonisht lodhja, stresi dhe alkooli. Sigurisht që djemtë që shtiren janë të detyruar të jenë më kreativ.

Miti 4: Femrat nuk shikojnë ëndrra se.ksi

Zonja dhe zotërinj meshkujt nuk janë të vetmit që mund të eks.itohen në gjumë. Sipas një studimi rreth 85% e femrave kanë provuar të paktën një herë “or.gazmën e natës”. Ju mund të stimuloni kënaqësinë duke bërë lojëra se.ksi në mendjen tuaj.

Miti 5: Meshkujt nuk kanë gjinj të ndjeshëm

Dihet se gjo.ksi i femrës është zonë erogjene. Por duhet ti kushtoni pak vëmendje edhe meshkujve në këtë drejtim. Rreth 50% e meshkujve eks.itohen më shumë kur përkëdhelen në këtë zonë të trupit.

Miti 6: Këmbë e madhe, pe.nis i madh

Një studim me 104 meshkuj në një universitet në Londër, tregoi se nuk ka asnjë lidhje midis numrit të këmbës dhe madhësisë së pe.nisit. Nga këmbët e një mashkulli mund të kuptoni vetëm se sa i dhënë është ai pas higjenës.

Miti 7: Mund të marrësh sëmundje s.eksualisht të transmetueshme nga tualeti

Viruse të tilla si herpes dhe baktere si klamidia, kanë nevojë për nxehtësi që të mbijetojnë, prandaj sapo bien në kontakt me mjesin të ftohtë, ato ngordhin. E vetmja mënyrë për ti marrë këto sëmundje është përmes se.ksit.

Miti 8: Meshkujt e pakënaqur kanë dhimbje tes.tikujsh

Meshkujt e kanë përdorur këtë histori qëmoti duke pretenduar se mungesa e or.gazmës u shkakton dhimbje në te.stikuj. Mos u shqetësoni zotërinj, nuk do përfundoni në spital. Akumulimi i gj.akut në atë zonë, mund të shkaktojë pak bezdi, por nuk ka asnjë rrezik.

Miti 9: Himeni prishet kur humbisni vir.gjërinë

Cipa virg.jërisë ka qenë për shekuj simbol i pastërtisë së një femre. Dihet se me kryerjen e mar.rëdhënies për herë të parë, ajo çahet. Pikë së pari, jo të gjitha femrat e kanë këtë cipë. Nëse po, ajo ka forma të ndryshme. Gjithashtu jo gjithmonë shoqërohet me hemoragji. E vetmja gjë që ndryshon është elasticiteti i kësaj cipe. Kjo pjesëz e trupit edhe mund të zhduket fare në fund të pubertetit.

Miti 10: Se.ksi i shpeshtë zgjeron v.aginën

Një mit tjetër i zakontë është fakti se sa më shumë s.eks të ketë bërë një femër, aq më e gjerë është va.gina e saj. Va.gina varion në përmasa me një diametër nga 2 në 3.5 cm. Një lindje natyrale mund të çojë në humbje të elasticitetit të muskulit, por se.ksi nuk ndikon fare, edhe nëse partneri e ka të madh. Nëse ndihesh e “gjerë” provo ushtrimet Kegel për muskujt.

Miti 11: Gocat e detiti janë afrodiziak shumë i mirë

Sipas studimeve në Harvard, nuk ka ndonjë përbërës special te goca e detit që mund të bëjë të ndiheni mirë në këtë aspekt. Nuk ka mjaftueshëm të dhëna që rrit libidon. Megjithatë zinku në këtë ushqim ndihmon që meshkujt të kenë një sp.ermë më të “f.uqishme”.

Miti 12: Spe.rmato.zoidet garojnë për të arritur vezën

Legjenda thotë se mliona s.permatozoide konkurojnë midis tyre për të arritur te veza dhe vetëm ato më të fuqishmit mbijetojnë. Ndërkohë edhe vezët duhet të konkurojnë midis tyre se cila do të jetë ajo që do të pllenohet.

Miti 13: Femrat mund të arrijnë në or.gazëm vetëm me pe.netrim

Pen.etrimi ka pak shanse ti çojë drejt or.gazmës, të paktën femrat. Rreth 75% e femrave nuk arrijnë kurrë në or.gazëm gjatë pen.etrimit dhe kanë nevojë për sti.mulim të kl.itorit, kjo do të thotë se duhet shumë paralojë. Është gjithashtu mit që gjithë femrat arrijnë në or.gazëm. Anorg.asmia është një gjendje sipas së cilës femra nuk arrin dot në o.rgazëm. Kjo nuk do me thënën aspak që ajo nuk e shijon se.ksin.

Miti 14: Nuk mund të nglelesh shtatzanë nëse e bën në këmbë

Ka shumë koncepte të gabuara në lidhje me ngjizjen. Si për shembull nuk ngelesh shtatëzanë nëse e bën në këmbë apo në ujë. Në fakt mund të ngelesh shtatzanë sa herë që bën se.ks. Madje mund të ngelesh shtatzanë edhe kur je shtatzanë. Kjo situatë e rrallë njihet si “superfetation”. Kështu që kurrë mos thuaj kurrë.

Miti 15: Vetëm adoleshentët derdhen shpejt

Eja.kulimi i shpejtë lidhet zakonisht me adoleshentët që nuk kanë eksperiencë, por në fakt mund ti ndodhë kujtdo. Ky është një problem që shfaqet te 30% e meshkujve në një moment të jetës.

Miti 16: Meshkujt mendojnë gjithë kohës për se.ksin

Kur i dashuri shikon fshesën e korentit, mos filllo të mendosh se ai po imagjinon lloj lloj fantazish të pista. Sipas studimit në Universitetin e Ohajos, meshkujt mendojnë mesatarisht 34 herë në ditë për se.ksin dhe 25 herë se çfarë do hanë.

Miti 17: Pozicioni misionarit është për të dobëtit

Kushdo që thotë se nuk i pëlqen ky pozicion me siguri që po gënjen. Madje studimet tregojnë se ky është ndër pozicionet më popullore. Është një pozicion shumë int.im dhe vizualisht më i kënaqshmi.