Pak minuta më parë u zbardhën porositë e kryeministri Edi Rama për zgjedhjet e 30-qershorit. Me ironi në rrjetet sociale Nard Ndoka ka zbardhur “një nga porositë” e Ramës.

“Rama jep porositë e fundit, kujdes k..ra, mos flitni më në telefon!”, shprehet Nard Ndoka. Nuk janë të pakta edhe komentet ndaj postimit të Ndokës pas këtij reagimi.

Mësohet se kryeministri Rama ditën e sotme ka dhënë porosi për ditët e mbetura të fushatës zgjedhore dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

“Do kemi proces zgjedhor me standarde. Mitingun përmbyllës do ta zhvillojmë në Vlorë. Të dokumentohet çdo incident. Të respektohet kodi zgjedhor. Kush prek votën dhe e manipulon atë do të përgjigjet para ligjit. Të jemi korrekt me procesin e administrimit zgjedhor. ”, është shprehur Rama ndër të tjera gjatë mbledhjes.