Nuk ndalet Presidenti i Republikës Ilir Meta me daljet e tij të njëpasnjëshme.

Meta do të dalë sot në orën 17:00 në një konferencë për shtyp me gazetarët.

Kjo dalje e Metës, përkon me seancën plenare ku do të diskutohet anulimi i dekretit të zgjedhjeve të 30 qershorit por edhe shkarkimi i tij.

Mbetet për t’u parë se ç’do thotë kreu i shtetit këtë pasdite, ndërkohë që dje pati një takim me partitë e qendrës së djathtë ku u fol edhe për një datë tjetër zgjedhjesh.