Është ndarë nga jeta Jarek Muço, këngëtari i muzikës popullore përmetare dhe anëtar i sazeve të Usta Laverit.

Lajmin për vd ekjen e tij është konfirmuar nga grupi i ‘Sazeve të Përmetit’

Postimi:

I paharruar qofsh Jarek!

Jarek Muço, miku e shoku ynë i fëmijërisë, pjestar i sazeve të Usta Laverit prej viteve 1980 e deri më sot, si llahutier e këngëtar, u nda sot para kohe nga jeta! ?

Kabatë përmetare qajnë për të!

Ngushëllime familjes së Tij, vëllait Ylli Muço si dhe shokëve e miqve të shumtë të sazeve e muzikës përmetare.

I paharruar qofsh Jarek!