Deputeti Ralf Gjoni ka mbajtur një fjalë në Kuvend ku shkaktoi shumë të qeshura me deputetëve.

Në fjalën e tij ai tha se Meta është bishë politike dhe nuk mund ta shkarkojnë. Ai tha se PS është partia e whatsapp-i pasi marrin urdhrat me mesazhe.

“Sot po diskutojmë këtu për shkarkimin e Presidentit dhe ju nuk jeni këtu në Kuvend, o ju partia e whattsapp-it. Ku është Edi Rama. Hajde parlament hajde. Më vjen të qesh (qesh) me këtë teatër që po bëni këtu (qesh sërish). Doni të shkarkoni ju Ilir Metën si President. Ju e votuat atë në rresht me whatsapp, me urdhër. Por ju e votuat sepse donit që ta hiqnit nga politika, ta dergjnit aty në Presidencë që ngjan më shumë se një azil pleqsh. Po Ilir Meta është bishë politike more, nuk e hiqni dot jo”, tha Gjoni