Pasi shkëlqeu në triumfin historik të Liverpoolit në finalen e Ligës së Kampionëve, Mohamed Salahu u përfshi edhe në një moment qesharak me një gazetare në fushën e lojës në “Wanda Metropolitano”.

Me medaljen e artë në qafë, Mohamed Salahu ishte duke e dhënë një intervistë për një gazetare , pas fitores në finale të Ligës së Kampionëve. Në një moment, gazetarja i afrohet egjiptianit për t’ia bërë një pyetje, por Salahu mendon se ajo po tenton ta puthë, transmeton Gazeta Express.

Salah shënoi golin e parë në fitoren 2:0 të Liverpoolit kundër Tottenhamit në finale të Ligës së Kampionëve në Wanda Metropolitano.

29-vjeçari ishte në mesin e lojtarëve që shkëlqyen për të kuqtë mbrëmjen e së shtunës, duke i ndihmuar Liverpoolit për ta fituar titullin e gjashtë evropian.

“Unë kam flijuar shumë në jetën time për një karrierë në futboll. Të jesh egjiptian dhe të arrish në këtë nivel është diçka e jashtëzakonshme”, tha Salah.

Sulmuesi egjiptian u lëndua në fillim të finales së vitit të kaluar, të cilën Liverpooli e humbi ndaj Real Madridit.

“Të gjithë jemi të lumtur. Unë jam shumë i lumtur që pata rastin të luajë në finalen e dytë radhazi në Champions dhe që më në fund luajta 90 minuta”, shtoi ai.