Chrissy Corbitt, një nënë nga SHBA-të, solli në jetë një fëmijë shumë të shëndetshëm.

Ajo mendoi se mund të kishte binjakë, pasi barku i saj ishte shumë i madh, por më pas edhe vetë u habit kur lindi vetëm një vajzë e cila peshonte plot 6 kg, rreth 2-fishi i peshës së një fëmije normal.

“Kur doktori filloi të fliste për fizikun e foshnjes, unë dëgjova të qeshurat e stafit mjekësor, të cilët dukeshin shumë të entuziazmuar.

Secili po thoshte numra të ndryshëm dhe më pas më treguan foshnjen time, duke më thënë se peshonte më shumë se 6 kg”, tha Chrissy.