Presidenti i Republikës Ilir Meta ka takuar ish-presidentin e SHBA-ve, Bill Clinton, dhe ka ndarë disa foto nga takimi me të. Në fotot e tij, presidenti duket se e ka prerë imazhin e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, duke fokusuar liderët kosovarë dhe qytetarë të thjeshtë.

“Gëzuar 20-vjetorin e lirisë Kosovë🇽🇰 e dashur! Falënderim dhe mirënjohje përjetë SHBA🇺🇸, NATO-s dhe Presidentit Klinton!”- shkruan Meta, teksa ndan me ndjekesit e tij, nje album fotosh nga takimet e sotme.

Presidenti Meta e takoi Bill Clinton, por të njëjtën gjë s’mund ta themi për kryeministrin Edi Rama, i cili u mjaftua duke e parë nga larg, pasi Clinton nuk i dha as dorën.