Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjga, e ka pritur sot në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, ish-presidentin historik të SHBA-së, BIll Clinton, i cili po qëndron në Kosovë për të marrë pjesë në 20 vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-së dhe çlirimit të Kosovës.

Ajo thotë se vendosmëria e presidentit Clinton, bëri që NATO t’i jepte fund luftës dhe Kosovës t’i kthehej liria.

”Ishte nder dhe privilegj i madh ta mirëpres ish-Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Klinton, në Kosovën e lirë, të pavarur dhe demokratike. Në kohën më të errët të historisë moderne të vendit tonë, vendosmëria dhe guximi i Presidentit Klinton ishin vendimtare për t’i dhënë fund luftës në Kosovë dhe për t’ia kthyer lirinë një populli të tërë”, ka shkruar ish-presidentja , raporton Gazeta Express.

Jahjaga thotë se mbështetja e NATO-së nga Clinton ka parandaluar një katastrofë njerëzore që po merrte përmasa të frikshme në Ballkan.

“Vendimi i Presidentit Klinton për të mbështetur fushatën e NATO-së në dhënien fund luftës në Kosovë ndaloi një katastrofë njerëzore që po merrte përmasa gjithnjë e më të mëdha në Ballkan. Lidershipi i Presidentit Klinton ndryshoi kursin e historisë së Kosovës dhe u bë garantues për rivendosjen paqës dhe të stablitetit në të gjithë rajonin”, shprehet Jahjaga.

Në fund ajo thotë që Kosova i është përjetësisht mirënjohës ish-presidentit të SHBA-së, Bill Clinton.

“Mbështetja a palëkundur e tij për Kosovën dhe popullin e saj është simbol i miqësisë dhe aleancës së fuqishme të Shteteve të Bashkuara me Kosovën!Përjetësisht mirënjohës!”, përfundon ish-presidentja Jahjaga.