Kreu i grupit të PS, Taulant Balla e ka cilësuar si të pavlefshëm aktin e presidnentit Ilir Meta për të anulluar zgjedhjet e 30 qershorit.

Nga foltorja e Kuvendit u shpreh se e ka kërkuar këtë debat i cili nuk ka ndodhur kurrë më parë në këto 28 vite. Balla u kërkoi debutetëveqë të miratojnë rezolutën. Balla theksoi edhe njëherë se zgjedhjet do të bëhen.

“Dua t’ju informosj që para 9 muajsh, kryetari i shtetit e ka kryer këtë procedurë dhe unë si kryetar i grupit të PS i kam propozuar datën 9 qershor. Presidenti me të drejtë tha janë dy data ose 23 ose 30. Presidenti më bindi dhe unë u binda që data 30 të jetë e vetmja datë e zgjedhjeve. Meqënëse ka ardhur koha që të zbardhen të gjitha bisedat”, tha Balla.

Pjesë nga fjala e Ballës:

Duke e vlerësuar këtë akt si të pavlefshëm marrë në kapërcim të komptencave të presidentit dhe në kundërshtim me kushtetutën dhe duke e konsideruar këtë akt që pengon realizimin e të drejtës së shqiptarëve për të zgjedhur përfaqësuesit vendorë. Kam kërkuar këtë debat që rrallë herë për thelbin është hera e parë që mbahet në 28 vite të demokracisë në përfundim të cilit do ju kërkoja pa asnjë ndryshim të krahut politik të miratonin së bashku një rezolutë sipas draftit që keni përpara. Dekreti i datës 10 qershor është antikushtetues, zgjedhjet do të mbahen. Komptenca për cdktimin e datës së zgjedhjeve dhe mungesa e kompetecës për cdekretim. Preidenti ka vetëm një komptencë atë të caktimit të datës së zgjedhjeve, presidenti për fat të mirë e kemi cliruar nga cdo përfshirje deri pak kohë më parë 10 vite më parë ai kishte të drejtën e emërimit të anëtarev të KQZ sot nuk e ka që nga viti 2008.
Caktimi i datës është komptecë e presidentit por jo privilegj. Ai nuk e zgjedh dot periudhën zgjedhore, është e përcaktuar me ligj. Brenda periudhës zgjedhore presidenti mund të përzgjedhë vetëm 2 të diela. Identifikimin e datës presidenti e bën në konsultë me partitë parlamentare. Caktimi i datës është rezultati i një konsensusi. Dua t’ju informosj që para 9 muajsh, kryetari i shtetit e ka kryer këtë procedurë dhe unë si kryetar i grupit të Ps i kam propozuar datën 9 qershor. Presidenti me të drejtë tha janë dy data ose 23 ose 30. Presidenti më bindi dhe unë u binda që data 30 të jetë e vetmja datë e zgjedhjeve. Meqënëse ka ardhur koha që të zbardhen të gjitha bisedat.