Presidenti i KE-së, Junker deklaroi se Shqipëria meriton plotësisht hapjen e negociatave dhe kjo është e qartë si kristali. “Ne duhet të shpjegojmë se do të ishte një mënyrë e mirë për të hapur negociatat. Nuk po fokusohem në qershor. Mund të jetë edhe më vonë. Por duhet ta bëjmë të qartë si kristali se ka ardhur koha për të hapur negociatat”.

Ndërsa kryeministri Rama tha se BE-së duhet të bëjë pjesë të tij Ballkanin Perëndimor. “Jam i sigurt, pjesa më e madhe e njerëzve edhe në disa parlamente dhe vende anëtare që flasin për ne, nuk e dinë që Ballkani Perëndimor janë brenda kufijve të BE-së. Jemi të rrethuar nga BE-ja, jemi pjesë e organit, por organi nuk është brenda unionit, duhet të bëjmë një zgjedhje ta lëmë të gjakoset apo ta fusim në vendin e duhur, pjesë e trupit” tha ai.

I pyetur se cfarë mendon nëse Maqedonisë do i hapeshin negociatat dhe Shqipërisë do t’i refuzohej sërish, Rama tha “Ne kemi një diskutim në Shqipëri për kompetencat, por kjo është kompetencë e Këshillit të BE-së jo e imja, BE-ja duhet të veprojë në mënyrë gjeo-politike dhe në meritën e vendeve. Nëse e meritojnë BE nuk duhet ta mohojë, pasi në fund bëhet një lloj loje, pasi do të ishte e keqe për të gjithë”.

Në këtë moment ndërhyri, Presidenti i KE-së, duke thënë se “Kjo është shumë e komplikuar për arsye tragjike. Ne nuk kemi të drejtë për të luajtur lojëra. Duhet të sigurohemi se ata që jetojnë atje që perspektiva është reale. Prandaj hapja e negociatave është pjesë e asaj strategjie. Prandaj nuk do të heq dorë për rekomandimin e KE-së ne duhet të hapim negociatat me të dy vendet” tha ai.