Ka disa besëtytni që kanë mbetur pjesë e shoqërisë shqiptare që nga brezat e mëparshëm dhe vazhdojnë ende të besohen

Sipas krahinave të ndryshme, ka versione të modifikuara por në përgjithësi, ju prezantojmë 20 të tilla që mamatë tona po mundohen të na i fusin në mendje vazhdimisht:

Kur të kruhet dora e djathtë, merr para.

Kur të kruhet dora e majtë, jep para.

Po të shkundesh duart pasi i lan, të dalin lythat.

Kur thyhet pasqyra, na vjen keq por ju ndjek 7 vjet ters

Kur te gjejnë duke ngrënë, të do vjehrra.

Kur ndërron lugë ose vendin ku je ulur, ndërron partner në të ardhmen.

Kur hyn për herë të parë diku, për fat nise me këmbën e djathtë.

Kur thoni të njëjtën gjë në një kohë, po ju shajnë.

Kur gudusilesh, e do burrin/gruan.

Kur ha gjellë, me kripë e do shumë burrin/gruan.

Në qoftë se të zë lemza, po të përmendin.

Kur të derdhet kafja, urime do të marrësh para.

Kur tymi i duhanit vjen drejt jush, do të thotë se qenkeni goxha i pasur.

Sa më shumë nishane, aq më shumë fat ke. Ose po pate ndonjë thinjë të bardhë.

Kur vjen nga një ceremoni mortore, dhe prek arkivolin duhet të lash duart.

Nuk lahesh ditën e martë, se është ters.

Kur të pret rrugën një mace e zezë, është ters.

Nuk ka asnjë shpjegim, por thjesht është keq nëse:

– Nuk prihen thonjtë natën

– Nuk shkundet mbulesa natën (a bëhet ndonjë gjë natën që mos të konsiderohet keq?)

– Kur takon një nënë të re që sapo ka lindur fëmijën, kur e viziton nuk duhet ta takosh apo t’i japësh dorën kur largohesh

Tre versionet e ardhjes së mysafirëve:

– Kur të kruhet faqja

– Kur bie dicka dhe qëndron vertikalisht

– Kur të bie luga

Dijeni se ajo që po thotë tjetri është e vërtetë, nëse në atë moment dikush teshtin apo i bie telefoni.

Me kaq shumë besime dhe legjenda, thuajse çdo veprim që bëjmë është i rrezikshëm. Prandaj, ne mendojmë se pavarësisht se disa janë të këndshme për t’u dëgjuar, ta jetojmë jetën pa kaq shumë merak.