Ka javë që Thomas Strakosha është vendosur në shënjestër të klubeve të mëdhenj të Premier League. Arsenal, Tottenham dhe së fundit Ëest Ham kërkojnë shërbimet e portierit shqiptar, por e ardhmja e tij do të jetë te Lacio.

Klubi roman dhe mbi të gjithë drejtori sportive Igli Tare kanë vendosur se portieri nuk do të largohet pavarësisht ofertave që vijnë në drejtim të tij. Strakosha konsiderohet i pashitshëm dhe një nga shtyllat ku do të ndërtohet skuadra e re. Shqiptari ishte një siguri për lacialët në sezonin që sapo u mbyll dhe për këtë arsye, qëndrimi i tij në ekip do të konsiderohej si një “blerje” e vërtetë.

Po sipas mediave italiane, Thomas Strakosha i ndjekur që në hapat e tij të parë nga Igli Tare, është një nga zbulimet më të mëdha të drejtorit sportive të Lacios.