Disa foto të rralla tregojnë se si një piton ka gllabëruar përnjëherë një krokodil në ujërat e ëmbla të një moçali të errët në veri të Australisë.

Martin Muller shkrepi fotot e gjarprit të dytë më të madh të Australisë, një piton ngjyrë ulliri, i cili hëngri një krokodil të tërë në vetëm pak sekonda.

Imazhet e kapura u postuan në mediat sociale dhe bënë xhiro në rrjet duke sjellë me mijëra përgjigje. Shumë njerëz u habitën se si pitoni arriti të mposhte një krokodil, ndërsa të tjerë mbetën të habitur se si fotografi kishte rrezikuar aq shumë për të shkrepur këtë moment.

“Është e zakonshme që pitonët të hanë shumë gjëra, sepse ata mund ta përshtatin atë në gojën e tyre”, – tha një studiuese e pitonëve. Madje ata kanë aftësinë për të zgjeruar nofullat e tyre të kafshimit dhe nuk është e pazakontë ngrënia e një krokodili.