Politikani Neritan Ceka vazhdon me deklaratat e tij në lidhje me krizën politike në Shqipëri.

I ftuar në “Kafein”, Ceka u kthye në rolin e parashikuesit të njohur Notradamus dhe u shpreh se ka një parashikim ogurzi për Shqipërinë.

Politikani u shpreh se më 1 korrik do të kalohet me viza për në Kamëz.

“Në 1 korrik kam frikë që do të shkonin me vizë në Kamëz. Më dëgjoni mua. Këta që nuk duan zgjedhje janë shumë dhe nuk mposhten me polici.

Qeveria që dëshiron të bëjë zgjedhjet e ka mendjen te dhuna. Por dhunës i përgjigjesh me dh unë. Ne kemi një popull që është i a rmatosur dhe kam frikë se kjo gjë do ta ndajë Shqipërinë. Ky është parashikimi im ogurzi. Besoj se dhe presidenti këtë ka pasur parasysh kur anuloi zgjedhjet.

Besoj se do të kemi një rënie të shtetit,”- u shpreh Ceka.

Neritan Ceka u bë hit nëpër portale pasi para disa ditësh lëshoi një deklaratë me mallkime për të gjithë ata që do të votojnë më 30 qershor.