Një 19 vjeçare u arrestua të hënën, e akuzuar për përdhunimin e shoqes së dhomës, në Universitetin Susquehana, SHBA, Pensilvani.

Akuzuesja tha në padi se kishte qenë dita e fundit në atë konvikt, dhe se do të shpërngulej diku tjetër. Për këtë arsye e kishte mbushur shtratin e vet me plaçka, për t’i paketuar, ndaj ishte shtrirë te shtrati i shoqes, pasi ajo nuk kishte qenë aty.

Por kur ishte zgjuar, e kishte gjetur veten të lidhur dhe me shoqen e dhomës përsipër, e cila kishte kryer më pas akte seksuale për disa orë, shumë prej tyre të dhunshme./tch