Gazetari Ylli Rakipi është përplasur mbrëmjen e sotme me kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla.

I ftuar në studion e emisionit “Dritare me Rudinën”, Rakipi debatoi ashpër me Ballën, pasi ky i fundit tha se Presidenti Meta ka shkelur Kushtetutën. Gazetari tha se nuk është ai që duhet të gjykojë Presidentin, por Gjykata Kushtetuese.

Rakipi: Presidenti Meta ka shkelur Kodin Zgjedhor. Ju dhe Sali Berisha keni bërë grusht shteti. Keni shkërdhyer Kodin Zgjedhor. E keni shkelur Kodin Zgjedhor dhe ke 3 orë që na flet këtu. Cilin nen të Kushtetutës ka shkelur presidenti? Më thuaj që ka shkelur Kodin Zgjedhor. Kush të pyeti për të drejtat e presidentit? Doktor a profesor, je? Ti duhet t’i çosh në gjykatë këto.

Taulant Balla: Presidenti Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën, prandaj nuk e meriton që të jetë më në zyrën e presidencës. Presidenti ka shkelur nenin 90, ku parashihen detyrat e kreut të shtetit shqiptar.

Rakipi: Kush je ti që e përcakton. Kush je ti që gjykon Presidentin. Ka ardhur babai i Kushtetutës të na shpjegojë Kushtetutën. Mos qesh!