lor Binaj dhe Ledio Lako janë dy nga aktorët më të dashur për publikun shqiptar. Ata kanë tërhequr që në fillim vëmendjen e publikut me rolet e tyre dhe batutat plot humor në ‘Portokalli’.

Mirëpo, gjatë një interviste për ‘Thumb’ ata kanë habitur fansat teksa kanë folur për largimin nga spektakli i njohur i ‘Portokalli’. Teksa kanë qenë duke folur për komedinë më të re që kanë sjell në teatër ‘Tango’, aktorët janë pyetur nga gazetarja: “Dy qeros në një tango kjo është gjëja më e çuditshme që ne kishim dëgjuar”.

“Jeta është e çuditshme, ne nesër mund të ikim dhe të dy nga Portokallia”, ka thënë Ledio, ndërkohë që Flori e pyet: “Me që ra llafi do ikim ne se vajti ora?”, përfundon ai duke qeshur.