A mundet të jenë simbole Masonike këto vepra arti në Lungomaren e Vlorës ???? Kryqi kuq me 8 cepa, numri 7, Syri që sheh gjithçka, Porta e Europës, Piramide e ndriçuar.

Ato që shkruhen më poshtë janë thjeshtë hipoteza mbi disa objekte të ndërtuar në Lungomaren e Vlorës për të cilat jeni të lirë të jepni interpretimin tuaj. Por ti marim me rradhë: A.-Kryqi i Kalorësve Tempullar. Çfarë është?

Kryqi me 8 cepa. Në mesin e kryqëzimeve simbolike të përfshira në grupin e simboleve Templare, ekziston një që ka një rëndësi të veçantë, ‘Kryqi i Tetë i të Bekuareve’, i quajtur kështu për shkak se ka tetë pika ose kushërta në periferinë e saj të jashtme.

Ky kryq, është zakonisht i pikturuar me ngjyrë të kuqe në ndërtesatë shenjta. Ishte gjithashtu e zakonshme për Urdhrin San Lazzaros dhe atë të Spitalistëve, dhe sot është emblema zyrtare e Kalorësve të Maltës.

(KRYQ I KUQ NË FUSHË E BARDHË TË NJËMBUROJE KALORSJANE)

Kjo është një vepër arti në hyrje të SHËTITORES PËRGJATË DETIT ose Lungomares në Vlorë.Ka një forëm rrethore me një KRYQ TË KUQ i cili qëndron brenda një tjetër rrethi më të vogël një simbol, (Rrethi),që në pothuajse të gjitha fetë monoteiste interpretohet (Hyjnori) ose i plotë fuqishëmi. Në qëndër të kësaj strukture u vendosën 4 kolona hekuri që më pas u hoqën. U hoqën dhe zëvendësuan me 4 drita të cilat e ndriçojnë nga poshtë lartë.

Numëri 4 në masoneri ka kuptimin e sensit praktik, e korrektesë dhe konstruktivitetit të ideve në mënyrë praktike. Nr 4 lartësohet si simboli i botës fizike ,i botës planeti tonë, dhe të gjithë qënieve të gjalla. Nën influencën e këtij numri thonë masonët, ne fitojmë vetë dijen që i përkasim dhe bashkëveprojmë, në një botë material. Ngjashmëri rastësore dhe e çuditshme?

B.-Numri 7
Çfarë nënkupton numri 7 ?

Numri Shtatë “7” shfaqet në historinë e Kalorësve të Tempullit, ai vjen pas numrit Dy.(Mos e harroni nr:2)
Gjithashtu numri 7 përmendet edhe tek qengji, simbol i perëndisë, që shfaqet dhe sakrifikohet për botën, në librin e Apokalipsit të Gjonit përshkruhet me Shtatë Sytë. Janë edhe shtatë vrimat e kokës. Numri i 7 u konsiderua nga Pitagorët si një numër i përsosur fetar dhe u quajt Telosphorus sepse në Të universi i tërë dhe gjithë njerëzimi është sjellë në pikën kulminante, e cila është Unitet, të kthehet në gjendjen e saj origjinale, unike. Numri Shtatë është festë publike e tërë Tokës, dita e lindjes së botës. Në zemër, ka shtatë kavitete,
katër inferiorë dhe tre ndarje superiore.


Kjo është një vepër arti po në lungomaren ku pasqyrohet numri 7 në mënyrë evidente, janë 7 shpend që fluturojnë të prezumuar dallëndyshe që janë lajmëtare këto të fundit një 《FESTE》,pranverës.
Në qëndër të kësaj strukture janë 2 drita që e ndriçojnë në mbrëmje. Një tjetër fakt interesant është që, një personaliteti i BE ,u angazhuar personalisht,në inagurim Zonja.Vlautin dhe pagëzoj PORTA E EUROPËS .

Në fakt kjo vepër arti ngjason me gjithçka përveçse një Porte.?!!
Atëherë përse PORTA ? Porta ,ka një tjetër kuptim thellësisht masonikë.

Është një aktivitet i organizuar një ditë para inagurimit nga Zonja.Vlautin të vepërs së artit ku numri 7 ishte evidente në këtë foto numri 2 është gjithashtu evidente …??

Për këtë arsye vendosa NUMRI 2 në kllapa më sipër. Një pyetje tjetër interesante që duhet bërë përse në një vepër kaq të madhe si ajo e Lungomares i lihet një vepër arti jo e një rilevance të rëndësishme për tu inaguruar nga një personaliteti kaq me peshë të prezencës BE në vëndin tonë?!! Numri 7 është gjithashtu i pranishëm në një ndërtesë shumë të rëndësishme për historinë e VLORËS dhe shtetit Shqiptar e cila fatkeqësisht nuk është më,pasi u shëmb në fillim veteve 20 të shekullit, ajo e Xhemil Bej Vlorës, në ballkonin e të cilës u ngrit flamuri në 1912. Gjatësia e kësaj ndërtesë ishte( 70 metra. ) Në katin e saj të dytë gjithashtu janë 7 dritare. Dhe ky një fakt interesant. Dhe letra e famshme që po turbullojnë politikën shqiptare janë 7 deri tani dhe nuk besojë se do të ketë më shumë. Të jenë të gjitha rastësore të gjitha, ?!

C.-Syri që sheh gjithçka. Ose syri sipër piramidës.

Çfarë është dhe çfarë nëkupton..?

Ai paraqitet në shumë ilustrime duke qëndruar pezull në ajër i rrethuar nga reze drite, e emërtojnë syri
zoti i rrethuar me lavdi. Mbrojtës i njerëzimit dhe drejtësis .Atë e hasim tek monedha 1 dollarëshe. Ky simbolë ka qënë dhe është simboli për ekselencës i shumë shoqërive masonike në botë.Duke ju referuar Dan Braun, në romanin Engjëj dhe djaj thekson se piramida, është një simbol i fshehtë, që paraqet prirjen drejtë lartësisë, drejt burimit të dritës. Syri brenda trekëndëshit është një simbol që çdoherë gjendet në llozhat masonike dhe në të gjitha publikimet masonike… tregon aftësitë e të përndriturve për të parë gjithçka e kudo… pra simbolizon syrin e zotit… Disa thonë se piramida me nje sy është simboli kryesor i illuminatit-masonerisë, i huazuar nga Egjypti i Lashte, dhe se është simboli i Horusit, perendia e Diellit, qe simbolizon ndriçimin, illuminiminizmin. Sipas Darius-it “Syri” nuk eshte thjesht shqisa fizike e te parit, por syri i mendjes dhe i shpirtit. Ky Sy në besimin Hindu quhet si “syri i trete” i mendjemprehtësisë, Syri i Osirisit në Egjyptin e Lashtë dhe Syri që Sheh çdo gjë… Ylli gjashtëcepësh, i njohur si Ylli i Davudit, simbol i çifutëve, sipas Harunit, origjinën e ka në Egjiptin e vjetër… Pesë shqisat: themeli i të gjitha diturive – veshi me të cilin thithim zërin dhe përjetojmë kënaqësinë muzikore dhe me të cilin mund t’u ikim shumë pakënaqësive. Sytë – me ndihmën e të cilëve dallojmë objektete, formën, ngjyrën, lëvizjen. Ndijimi
(prekja) – shqisa më univesiale. (Këto tri shqisa janë më të rëndësishmet të masonët; të shihen shenjat, të
dëgjohen zërat dhe të ndjehen prekjet). Dy shqisat tjera janë: shqisa e shijes, dhe të nuhaturit (erës).


Foto.1 Pasqyron një tjetër vepër arti po në lungomare e cila qëndron pezull në ujë …Kjo e fundit në perëndim
të diellit, në ditët, që deti i gjirit të vlorës është i Pastër duket sikur pluskon mbi të…,duke i dhënë pamjen e
një syri ndihmuar kjo edhe nga shkallët përkrah saj zgjatimi të cilët ngjasojnë me një vetull. U bën disa tentativa që në anë tjetër të sajë të vendosej një pritë në formë harku e ngjashme me atë të shkallores që ka përballë …në fazën e parë projektues. Por ato dështuan.Në qoftëse kjo do realizohej ajo do merret qartësisht pamjen e një syri.
Të jetë rastësore edhe kjo ?!!

Foto 2.Është simboli i prezumuar syri masonikë,në kartmonedhën 1 $.

Foton 3.4.5,është pamja nga lartë ku është gjithashtu evidente forma e një piramide në hapsirën boshë. Në mbrëmje ajo bëhet e qartë nga 3 prozhektor të mëdhenj që formojnë një 3 këndorë. ,të qartë dhe të ndriçuar të cilët shërbejnë edhe në ndriçimin e

Rrathët e kuq tregojnë vendodhja e secilës prej simboleve të prezumuar masonike…,të vendosur në Lungomaren e Vlorës. E theksojë ende të pa përfunduar.
1. SYRI QË SHEH GJITHÇKA. .??
2. NR: 7 ..??
3. PPIRAMIDA E NDRIÇUAR .??
4. KRYQI TEMPULL


E gjithë kjo vepër ka qën që në fillim të herës nën kujdesin personalë të kryeministrit Edi Rama. Të cilin pjesa më madhe e personazeve mediatikë,të shtypit të shkruar vëndas ,e kan quajtur në jo pak raste,si
Mjeshtri i Madh i masoneris Shqiptare./Përgatiti D.H