Ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Lorik Cana ka takuar trajnerin e Tottenhamit, Maurisio Poçetinon.

Takimi, i cili ka pasur përqafime miqësore dhe të qeshura me shpirt, ndodhi në stadiumin “Vanda Metropolitano” në Madrid, ku do të luhet finalja e Championsit-it nesër në mbrëmje në orën 21:00.

Teksa e përqafon mikun e tij, Lorik Cana u tregon të tjerëve të pranishëm se Poçetinon e kishte trajner kur luante për PSG-në.

“E kam pasur kapiten te PSG-ja që kur unë isha 16 vjeç. Jam shëndoshur tani”, dëgjohet të thotë Lorik Cana.

Më pas Poçetino i thotë ish-kapitenit të Shqipërisë se e kishte kujtuar pak ditë më parë teksa po bisedonte me portierin Hugo Loris.