Teksa kryeministri Rama mbajti rreth një orë fjalim të ashpër në Kuvend për presidentin Ilir Meta, ky i fundit vijon me axhendën e tij.

Mësohet se Meta do të takohet me Koço Kokëdhimën në kuadër të konsultimeeve me partitë pas anullimit të datës së zgjedhjeve.

Rama dhe kreu i partisë ‘Zgjidhja’ pritet që të diskutojnë për caktimin e datës së re të zgjedhjeve.

Ndërkohë, ditën e djeshme Meta u takua me krerët e partive të qendrës së djathë.

Po ashtu kreu i shtetit ka zhvilluar mesditën e sotme një takim me Leyla Moses-Ones, e ngarkuara me punë e ambasadës së SHBA në Tiranë.

Sakaq, në orën 17:00 Meta ka njoftuar një tjetër konferencë për shtyp me gazetarët.