Një aksident që mund të kishte pasur pasoja tragjike ka ndodhur ditën e djeshme në Gramsh pasi një Fuoristradë me targë SK 145 BA i drejtuar nga shtetasi Riza Pëllumbi, ka devijuar nga rruga dhe është rrokullisur në anë të saj. Si pasojë e përplasjes mjeti ka pësuar dëmtime dhe ka bllokuar brenda tij shoferin.

Kanë qenë zjarrfikësit e Gramshit që i kanë shpëtuar jetën një shoferit që ishte bllokuar në automjet një ngjarje e cila ka ndodhur në fshatin Bregas.

Me gjithë ndihmën e dhënë nga banorë të zonës ka qenë e pamundur që ai të nxirret nga mjeti. Për rastin janë njoftuar zjarrfikësit e Gramshit të cilët kanë mbërritur menjëherë në vendin e aksidentit.

Drejtuesi I mjetit të përfshirë në aksident është dërguar për në spitalin e Gramshit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe policia e cila ka kryer veprimet proceduriale.