Një nënë është vënë nën hetim nga autoritetet pasi zhva rrosi të birin e saj dhe e mori në shtëpi. 26-vjeçari Zviadi Dzhobava v diq nga le ucemia dhe u va rros në vendlindjen e tij në Ussuriysk, në rajonin Primorsky Krai të Rusisë.

Pak kohë pas vd ekjes së të birit, nëna e tij e pa në ëndërr sikur ishte ende gjallë dhe vendosi që të shkonte tek v arri i tij. Sipas asaj që shkruan e përditshmja Mirror, gruaja, emri i së cilës nuk është bërë publik, mori me qira një makinë, shkoi në va rreza dhe pasi e nxorri a rkivolin e mori me vete në shtëpi.

Ajo mësohet se e la a rkivolin e të birin në oborrin e shtëpisë, ku qëndroi për 3 ditë derisa një prej fqinjëve mori në telefon policinë. Kur kjo e fundit shkoi në shtëpinë e gruas, ajo pranoi çfarë kishte bërë.

Autoritete nisën hetimet ndaj saj ndërsa urdhëruan që t’i bëhej një ekspertim psikiatrik. Ajo pritet që të qëndrojë nën kujdesin e mjekëve për dy muaj, për të përcaktuar gjendjen e saj mendore.

26-vjeçari u va rros në të njëjtin vend, ndërsa sa i përket nënës së tij, nëse shpallet fajtore ajo përballet me gjobë.