I ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën”, në News 24, kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla ka treguar se çfarë do të ndodhë të enjten në Parlament.

Balla thotë se, të enjten do të zhvillohet një debat i gjatë, prej 5 orësh, në lidhje me dekretin e presidentit, Ilir Meta, për zgjedhjet e 30 qershorit.

“Të enjten, me kërkesë të Grupit Parlamentar, ne kemi një seancë plenare dedikuar tërësisht mocionit me debate për aktin e rëndë, antikushtetues, të presidentit, Ilir Meta. Dhe në fund të kësaj seance, pas 5 orësh debat, miratohet rezoluta, por nuk do të ketë votime për shkarkimin e Metës, pasi është një procedurë që zgjat.”,– tha Balla.