Pasi kërkoi rikthimin e vizave me Shqipërinë, parlamenti holandez ditën e djeshme i tha “JO” hapjes së negociatave të BE me Shqipërinë.

Duket se pas Zvicrës, shtetet e BE kanë nisur një “fushatë” për të rivendosur vizat me Shqipërinë. Këtë shembull e mori dhe Franca, duke ndjekur shembullin holandez e siç duket edhe Zvicra.

Lorenzo Quadri, këshilltari kombëtar i kantonit të Ticinës, nga partia kombëtare e Ligës, duket se ka kërkuar interpelancë me Këshillin Federal pas miratimit në parlamentin holandez kërkesën e rikthimit të vizave me shqiptarët që udhëtojnë në zonën Shengen.

Ai shkruan:

Parlamenti holandez, ka motivuar kërkesën e tij me rritjen shqetësuese të kr imit, veçanërisht të tipit ma fioz, që vjen nga Shqipëria.”
Në shkrimin e “Corriere Del Ticino”, ku paraqitet kërkesa për interpelancë shkruhet:

Është theksuar se në Holandë jetojnë gjashtë herë më shumë shqiptarë sesa ato që janë deklaruar zyrtarisht dhe se sipas policisë së Roterdamit, ma fia shqiptare është organizata më e dhu nshme kr iminale në atë qytet gjatë viteve të fundit. Një problem tjetër i ngritur është emigracioni i paligjshëm i shtetasve shqiptarë në Holandë, veçanërisht meshkujt e rinj. Komisioni Evropian gjithashtu ndikon Zvicrën, pasi vendi ynë ka nënshkruar marrëveshjet e Shengenit.”


Ndërkohë që shtypi francez po tregon gjithashtu shpë rthimin e kërkesave për azil nga qytetarët shqiptarë.

Sipas “Le Figaro”, kërkesat e azilkërkuesve shqiptarë janë në rritje gjatë vitit 2019, me 32%, duke i renditur ato në të njëjtin grup me haitianët, malianët, gjeorgjianët dhe guineasit.

Ndërkohë Franca ka filluar fushatën për sensibilizimin e njerëzve, për rivendosjen e vizave për shqiptarët.

Në artikull thuhet se Shqipëria dhe Franca kanë nënshkruar marrëveshje për të frenuar efektet e emigracionit, të konsideruara kryesisht ekonomike.

Më tej ndër rreshta të artikullit të “Valeursactuelles”, kjo situatë është bërë shqetësuese dhe përmendet edhe rasti i Holandës, që do të kërkojë nga Këshilli i Evropës rikthimin e vizave për shqiptarët nëse duan të shkelin vendet e unionit.

Kujtojmë këtu se ditën e djeshme Franca ktheu në Shqipëri 50 azilkërkues.

Pas Francës, duket se këtë shembull po e ndjek edhe Zvicra, një nga shtetet me numrin më të lartë të shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë.