Çështja “Neymar” që lidhet me abuzimin me modelen braziliane Najila Trindade po merr përmasa të mëdha ditë pas dite.

Pas u publikua lajmi dhe më vonë video ku modelja braziliani e akuzonte futbollistin për dhunë, ka qenë televizioni “La Sexta” që ka udhëtuar drejt Parisit dhe ka rindërtuar skenën se çfarë ndodhi atë natë në hotelin në fjalë.

Sipas informacioneve të tyre, hoteli ku ndodhi ngjarja ndodhet rreth 18 kilometra nga shtëpia e Neymar. Aty ku çifti kishte rezervuar dhomën numër 203 në katin e dytë të hotelit. Në videon e ndërtuar nga televizioni i lartpërmendur tregohet sesi femra braziliane shkoi më parë në dhomën e hotelit dhe vendosi celularin e saj në lavamanin e banjës, në një kënd ku dukej krevati, aty ku u shtri me sulmuesin e PSG-së pak minuta më vonë dhe teksa e puthte u vërsul duke e goditur me pretekstin e asaj që i kishte shkaktuar një ditë më parë.

Një skenë e rindërtuar e asaj që ndodhi në videon e publikuar nga modelja, por që nuk dihet saktësisht se çfarë ndodhi një natë më parë në atë dhomë. Vërtet Neymar u tregua i dhunshëm dhe kreu atë akt kriminal, apo thjesht Najile Trindade po e bën këtë për famë dhe para, duke rrezikuar jetën dhe karrierën e një futbollisti.

Dilemat janë të mëdha, policia braziliane po kryen hetime dhe rezultatet nuk pritet të dalin tani, për këtë do të duhet të presim gjatë, sesa nuk dihet.